Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka ka njoftuar se kontrata për termocentralin “Kosova e Re”, do të përkthehet në gjuhën shqipe brenda tre muajve.
Kjo kontratë është publikuar në gjuhën angleze të premten më 19 janar, tri javë më vonë nga se ishte paralajmëruar dhe sipas ministrit të MZHE-së, kjo vonesë sipas ministrit është bërë për shkaqe teknike.
Lluka tha se përkthimi i kontratës do të bëhet nga zyra për menaxhimin e projektit dhe se nuk beson se do të ketë kosto të madhe,
“Kontrata i ka 1000 faqe, përkthimi ka filluar por do të zgjasë deri në 3 muaj, përkthimin po e bën zyra jonë për menaxhimin e projektit, nuk besoj që ka një kosto të lartë”, tha Lluka.
Këto komente ai i bëri pas takimit me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu me të cilin biseduan për publikimin e kontratës si dhe për të ardhmen e sektorit energjetik në Kosovë, transmeton Klan Kosova.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist