Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani ka thënë se Kosova është e përkushtuar në rrugën drejt NATO-s, dhe se anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në Aleancën Veri-Atlantike është alternativa më e sigurt për zhvillimin e rajonit të sigurt dhe prosperues.
Këto deklarata ai i bëri në Tiranë gjatë një takimi që zhvilloi atje me homologun e tij nga Shqipëria, Petro Koçi dhe atë nga Maqedonia e Veriut, Bekim Maksuti.
Takimi në Ministrinë shqiptare të Mbrojtjes kishte karakter diskutimi të përbashkët mbi përvojat në rajon në rrugën e integrimeve në NATO dhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm midis shteteve në çështjet e politikave të sigurisë dhe mbrojtjes.
Ramadani vlerësoi lartë takimin konsultues të këtij formati, duke theksuar dëshirën për zgjerimin e përfaqësimit edhe të shteteve tjera në rajon.
“Rajoni ynë dhe shtetet tona kanë nevojë të vazhdueshme për shkëmbimin e përvojave në proceset integruese, si dhe thellimin e bashkëpunimit për të promovuar vlerat perëndimore të rajonit”, tha ai.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?