Google ADS

Kosova e nis pranverën me borë

08:53 | 20 Mars 2018
Arbresh.info

Në mëngjesin e sotëm është rikthyet bora në Kosovë. Gjatë ditës së sotme temperaturat do të lëvizin nga 2 deri në 8 gradë, kurse reshjet e borës mund të përzihen me reshje të shiut.

“Vendi ynë mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me vranësira dhe fillimisht me reshje shiu të intensitetit mesatar deri në intensive të cilat në ditët në vijim, parashihen që reshjet të jenë në formë dëbore. Këto masa me origjinë polare të cilat kanë përfshirë Evropën perëndimore, dalë ngadalë do të shtrihen edhe mbi vendin tonë, duke krijuar kushte që fillimi i stinës së pranverës të jetë me reshje shiu dhe bore”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 2 gradë , kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi mesatare deri 8m/s”, bën me dije IHMK.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme