Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Luksemburgut, Xavier Bettel, nënshkruan sot memorandumin e bashkëpunimit, të marrëveshjes në mes dy vendeve.
Ceremonia e nënshkrimit të këtij memorandumi për bashkëpunimit, të kësaj marrëveshje, kap vlerën prej 25 milionë eurove, në fushën e teknologjisë informative dhe projekteve inovative.
Ndryshe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Luksemburgut, Xavier Bettel, në takim të mëhershëm, me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, vlerësoi gjithë arritjet që ka bërë Kosova këto vite dhe u shpreh i entuziazmuar me vizitën e tij të dytë në Prishtinë dhe tha se po sjellin 25 milionë euro investime.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...