Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në një takim njohës ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.
Ministri e ambasadori kanë biseduar për çështje të interesit të përbashkët, raportet ndërmjet dy vendeve dhe nevojën që bashkëpunimet të thellohen, duke përmendur fushat specifike që mbulon ministria dhe një komunikim më aktiv ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre të Francës, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe profesionistëve të fushave të caktuara, bën të ditur një njoftim nga MKRS.
Gashi e falënderoi ambasadorin për vizitën, e përmes tij popullin dhe Republikën e Francës për kontributin dhe ndihmën që ka dhënë shteti francez për shtetndërtimin e Kosovës, e në veçanti në përkrahjen e projekteve dhe bashkëpunimit me ministrinë.
Ndërsa ambasadori Chabert e falënderoi ministrin Gashi për pritjen dhe i uroi për detyrën dhe përgjegjësinë që ka marrë për ta udhëhequr ministrinë.
Ai e rinkonfirmoi qëndrimin e shtetit francez se do të vazhdojë bashkëpunimin shtetin e Kosovës, sidomos me MKRS-në dhe se ka vullnet e mundësi që ky bashkëpunim mes dy vendeve të zgjerohet edhe më tej, thekson njoftimi.
Ambasadori Chabert u pajtua që Franca të jetë pjesë e disa aktivitete kulturore në kuadër të shënimit të dhjetë vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës vitin që vjen.
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...