Qytetarët nga Kosova dyden drejt Shqipërisë për pushime. Ata kanë zgjedhur bregdetin tonë edhe në këto ditë të fundit të muajit Gusht.
Kjo ka shkaktuar fluks lëvizjesh në Rrugën e Kombit mëngjesin e kësaj të shtune.
Kolona e automjeteve arriti deri në 6 km, ndërsa drejtuesve të mjeteve iu desh deri në 30 minuta për të kaluar.
Situata ishte më problematike në urën mbi lumin Drin. Aty herë pas here trafiku u bllokua përkohësisht.
Sipas të dhënave nga Dogana e Morinës, vetëm në 24 orët e fundit kanë hyrë në vendin tonë rreth 36 mijë qytetarë nga Kosova me 10,200 mjete.
Në këtë doganë policia operon me kalimin e udhëtarëve pa kontroll, bazuar në marrëveshjen e dy qeverive me qëllim shmangien e radhëve.
Qytetarët nga Kosova e zgjedhin Shqipërinë veçanërisht për bregdetin, ndërsa vizitojnë edhe zona të tjera turistike.
Sipas të dhënave nga autoritetet, kosovarët janë të parët në listën e personave që frekuentojnë vendin tonë gjatë sezonit të verës./tvklan.al/
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë