Kanë mbetur edhe pak javë kur Kosova do të aplikojë për anëtarësim në UNESCO, pas refuzimit që i ishte bërë dy vjet më parë.
Por, që nga atëherë, sipas organizatave për trashëgimi kulturore, as diplomacia kosovare, por as institucionet tjera, nuk kanë bërë asgjë për t’i kryer detyrat që i ishin ngarkuar, raporton KTV.
Mosmiratimi i Ligjit për Liritë Fetare, ai për Trashëgiminë Kulturore, si dhe adresimi i tri çështjeve të monumenteve fetare, e rrezikojnë Kosovën që të mbesë sërish jashtë UNESCO-s.
Sipas tyre, duke u nisur nga gjendja politike në të cilën ndodhet vendi dhe për aq kohë të shkurtër sa ka mbetur gjasat janë të pakta për anëtarësim.
E, kjo do të ishte edhe një goditje më e rëndë për Kosovën në arenën ndërkombëtare.
OJQ që merren me trashëgiminë kulturore, thonë se institucionet gjegjëse nuk kanë arritur t’i ruajnë monumentet e trashëgimisë kulturore, me ç’rast shumë prej tyre janë në rrezik të zhdukjes dhe degradimit.
Ndërkaq, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, është i bindur se me themelimin e Qeverisë së re , do të përmbushen të gjitha obligimet, në mënyrë që në gusht ose shtator Kosova të jetë e gatshme të aplikojë.
Ndryshe, Kosova para dy vjetësh, në mungesë të tri votave, dështoi të anëtarësohet në UNESCO.
Nga 122 shtete, sa kishin marrë pjesë në votim, 50 prej tyre votuan kundër, ndërsa 92 vota ishin pro Kosovës.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...