Presidenti Hashim Thaçi ka mbajtur fjalimin e fundvitit para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ai ka thënë se folur për shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura ku tha se kjo po bëhet në bashkëpunim me NATO-n.
“Kosova duhet të përfundoj tranzicionin e FSK-së dhe të themeloj ushtrinë etnike, Forcat e Armatosuara të Kosovës. Këtë jem duke bërë me NATO-n dhe partnerët tanë. Ashtu si jeni sot ju do të jeni forcë etnike, mbrojtëse që do të përfaqësoni partneritetin tonë. Ashtu siç po e dëshmoni çdoherë ju pjesëtarë të FSK në çdo pjesë, në akademi ushtarake të njohura në botë. Uniforma që bartni është ëndrra e stërgjyshërve tuaj e kthyer sot në realitet. Ju jeni profesionist dhe keni bërë shumë për misione të ndryshme paqeruajtëse. Ju së shpejti do të bëheni pjesëtarë të Forcave të armatosura. Ne jemi duke shkuar drejt ardhmërisë por nuk do të harrojmë ata që dhanë shumë për themelet e ushtrisë sonë”, ka thënë ai.
Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova ka kaluar dy teste të pjekurisë demokratike përmes organizimit të suksesshëm të zgjedhjeve aq më tepër ku këto zgjedhje janë mbajtur në një atmosferë jo të lehtë politike.
“Të kthejmë kokën mbrapa të kujtojmë të kaluarën tonë. Shpejtësia me të cilën Kosova ka arritur ta kthej fatin e saj ën rrugë të mbarë në tri dekadat e fundit është i pashëm. Ne kemi bërë shumë për vendin tonë dhe për këtë jemi gjithmonë ball hapur. Por puna jonë nuk ka përfunduar me kaq. Ne duhet të bëjmë shumë më tepër”, u shpreh ai, transmeton arbresh.info.
Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova është afër ta shënojmë 10 vjetorin e pavarësisë së vendit dhe sipas tij këto data mundësojnë të bëjmë një reflektim të përbashkët që të flitet për të arriturat dhe sfidat që vendi ka kaluar e po ashtu ai ka përmendur edhe dështimet.
“Kosova, sot është duke kaluar sfida jo edhe aq të lehta. Kemi arritur të konsolidojmë shtetin duke shtrirë institucionet në çdo cep. Edhe pse sot funksionojmë si shtet shumë fusha ende kanë ngecje xhe dua që autoritete vendore të marrin kompetencat e plota. Në rrafshin ndërkombëtar kemi arritur numër të madh të njohjeve dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare por ende nuk jemi aty ku duam të jemi. Sfidat i kemi përpara por nëse fokusohemi të punojmë së bashku ne do ti tejkalojmë”, tha ai.
Ndër të tjera ai ka thënë se me përulje dhe dhembje i kujtojmë viktimat.
“I kujtojmë me krenari të gjithë martirët e heronjët luftuan për liri, i kujtojmë kohët ku u bë një spastrim etnik. Kjo dikujt i duket që po flasim për një angazhimit ë së kaluarës por të jeni të bindur që vetëm duke kujtuar të kaluarën ne mund ta ndërtojmë të ardhmen. Vuajtja ende nuk ka përfunduar sepse edhe sot shumë familje vazhdojnë të jetojnë duke mos ditur ku i kanë të afërmit. Ne nuk do të sillemi si viktima sepse ne i mbijetuam luftës dhe kemi një histori që është e dhimbshme për të gjithë. Detyra historike që kemi para vetës është të ndërtojmë një ardhmëri të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës që do të jetë atdhe për të gjithë”, ka thënë ai./arbresh.info
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës
Murtezaj për dixhitalizimin e arkave fiskale: Progresi i rad...
Ngritet aktakuzë ndaj Edmond Lajqit për vrasjen e Gjyljeta U...
Lufta në Ukrainë/ Shtatë të vrarë nga sulmet ruse në Sumi, m...