Kosova duhet të ngrit padi kundër Serbisë për krimet që ka kryer gjatë vitit 1998-1999

14:21 | 24 Shkurt 2017
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës duhet të ngrit padi kundër Serbisë për gjenocidin që ka kryer në Kosovë.

Kështu u tha në tryezën shkencore e cila po mbahet në Prishtinë për krimet kundër njerëzimit në Kosovë gjatë vitit 1998-1999.

Profesori Muhamet Kelmendi tha se gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë është kryer një dhunë dhe terror.

Sipas tij Serbia në Kosovë ka vrarë  14 mijë persona  dhe se për këto krime askush nuk është burgosur.

Ndërsa, profesor Zejnullah Gruda tha se  “ kriminelët e Serbisë që kane kryer gjenocid janë në krye të shtetit dhe janë shpërblyer me të mira. Fatkeqësisht edhe ne jemi vonuar dhe asnjë punë seriozisht nuk e bëjmë”.

Me këtë rast Gruda tha se ndalimi i liderit të AAK-së Ramush Haradinaj në bazë të fletarrestit të Serbisë është e padrejtë pasi që ai i ka  kryer obligimet ndaj instancës më te lartë.

E dyta sipas tij është  presioni për të ratifikuar marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Ndërsa sa i përket komisionit për Pajtim Gruda  tha se kërkohet në çdo rast me ditë çka ka ndodhur saktë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme