Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka thënë se Kosova duhet të kalojë nga ideologjitë e partive të luftës, duke e përmendur edhe ish-partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, të cilën e quajti “ombrellë” të disa lëvizjeve.
“Theksi është te barazia sociale dhe mosdiskriminimi dhe te ekonomia e tregut që ne si e pranojmë si të tillë, por jo liri e plotë e tregut. Ne si socialdemokratë besojmë në demokraci dhe të besuarit në demokraci thotë se ne besojmë në vullnetin e “shumicës”, ka thënë Ahmeti në një intervistë në Rubikon të KTV-së.
“Duhet të kalojmë nga ideologjitë e partive të luftës, partisë së Rugovës dhe Vetëvendosjes, e cila ka qenë ombrellë e disa rrymave të lëvizjeve të bashkuara. Meqë ne vendosëm të shkojmë me socialdemokraci atëherë kemi vendos të shkojmë me një sferë më të ngushtë”, ka shtuar ai.
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër