Google ADS

Kosova drejt anëtarësimit në KiE, Begaj: Arritje e merituar

20:32 | 27 Mars 2024
E.G

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar pas miratimit të raportit për propozimin që i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Me anë të një postimi në “X”, Begaj shkruan se kjo është një arritje e merituar e Kosovës drejt anëtarësimit të plotës në Këshillin e Evropës, shkruan Arbresh.info.

Sipas tij, miratimi i sotëm i raportit nga Komiteti i Politikave të Jashtme të Asambelsë së Parlamentit Evropian nxjerr në pah përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave dhe standardeve evropiane.

Nga pjesëmarrësit, 31 vende votuan pro, katër kundër e që në mesin e tyre ishin Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja, ndërsa një vend abstenoi e që ishte Greqia./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme