Google ADS

Kosova do të përfitojë nga COVAX 100,800 doza të vaksinës

19:15 | 3 Shkurt 2021
L G

Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI), Aleanca për Vaksina (GAVI), dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), si bashkëudhëheqëse të programit ndërkombëtar COVAX, kanë publikuar të mërkurën parashikimet rreth shpërndarjes së vaksinës kundër koronavirusit, për vendet që tashmë kanë aplikuar për këtë vaksinë.

Sipas këtij plani, Shqipëria prite të marrë 141600 doza të vaksinës AstraZeneca.

Vaksinat mbërrijnë së shpejti dhe janë parapaguar nga Shqipëria e cila u bë pjesë e aleancës Covax që do të merrte vaksina nga disa kompani për t’i shpërndarë vendeve në zhvillim.

Po ashtu Kosova, si një nga vendet e përfshira në program, besohet se do të mund të përfitojë nga COVAX, 100,800 doza të vaksinës kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Në raportin e publikuar më 3 shkurt, është thënë se Kosova do të furnizohet me vaksina të kompanisë AstraZeneca, ndonëse Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk ka siguruar ende vaksinën e kësaj kompanie.

Kosova pritet të marrë vaksinën e kompanisë AstraZeneca, të prodhuar nga kompanisë jugkoreane, SK Bioscience.

Në mesin e të dhënave të publikuara shihet se OBSH-ja do të finalizojë bisedimet me këtë kompani për shpërndarje eventuale të vaksinave në mesin e muajit shkurt.

Po çfarë është vaksina e AstroZeneca?

Kompania farmaceutike AstraZeneca tha më 23 nëntor se vaksina e saj kundër COVID-19 mund të jetë rreth 90 për qind efektive, duke i ofruar botës edhe një armë në luftën kundër pandemisë. Vaksina e kësaj kompanie pritet të ketë çmim të lirë dhe shpërndarja e saj të jetë më e shpejt se e kompanive rivale që po zhvillojnë vaksinat e tyre kundër koronavirusit të ri.
Kjo kompani britanike tha se deri në fund të vitit 2020 do të ketë në dispozicion rreth 200 milionë doza të vaksinës, aspo katër herë më shumë se kompania amerikane Pfizer, që po ashtu ka njoftuar se ka gati vaksinën kundër sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi, raporton agjencia Reuters.

Shtatëqind milionë doza mund të jenë gati për t’u shpërndarë në mbarë botën në fund të çerekut të parë të vitit 2021, tha kompania.

“Kjo do të thotë se ne kemi vaksinë për botën”, tha Andrew Pollard, drejtor në Universitetin e Oxfordit, ku dhe është zhvilluar kjo vaksinë.

Vaksina e kësaj kompanie ishte 90 për qind efektive në parandalimin e COVID-19 nëse një pacientit i jepet gjysmë doze, pasuar nga një dozë e plotë një muaj më vonë, thuhet në gjetjet e studimeve të kryera në Britani dhe Brazil. Sipas kompanisë AstraZeneca, nuk ka të dhëna se kjo vaksinë ka efekte serioze anësore. Top Channel.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme