Ambasada amerikane në Prishtinë, ka ritransmetuar edhe njëherë mesazhin kyç që ndihmësja e Sekretarit Blinken, Karen Donfried ua tha liderëve kosovarë të hënën e që ka të bëjë me sigurinë që Kosova do të vazhdojë ta ketë nga ShBA-të dhe aleatët.
Ndihmëssekretarja e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroazisë, Karen Donfried në konferencën me shefen e shtetit Vjosa Osmani u kujdes që ta përcjellë porosinë se kosovarët mund të ndihen të sigurtë.
“Dua të ju siguroj juve se angazhimi i ShBA-së dhe aleatëve tanë mbetet i hekurt. Misioni i KFOR-it, që është forca më e madhe e dislokuar e NATO-s është manifestimi më i dukshëm i përkushtimit tonë të vazhdueshëm për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”, ka thënë Donfried./arbresh.info/
A/S Donfried: I want to assure you that the United States’ commitment, and that of our allies, remains iron clad. @NATO_KFOR, NATO’s largest deployment, is the most visible manifestation of our continued commitment to Kosovo’s security and stability. https://t.co/Wx67aAysBY pic.twitter.com/neFFPeKRrx
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) April 28, 2022
“Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shq...
Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para
Anisa Veseli, banorja më e re në BBVK
Komuna e Prishtinës vendos pllakë përkujtimore të dëshmorit ...
Pheniani e mban sekret brenda vendit lajmit se ka dislokuar ...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj