Google ADS

Edhe në 697 banka tjera gjermane, Kosova do të figurojë si shtet i pavarur

11:38 | 14 Nëntor 2024
E.G

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka njoftuar se pas Deutsche Bundesbank dhe Commerzbank, edhe në 697 banka tjera gjermane, të cilat janë pjesë e Volksbanken Raiffeisenbanken, Republika e Kosovës do të figurojë si shtet i pavarur në platformat e tyre.

Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se ky gabim tani e tutje nuk do të të ekzistojë më në platformat e Volksbanken Raiffeisenbanken, tek të cilat Kosova ose është lidhur gabimisht me Serbinë, shkruan Arbresh.info.

“Çfarë lajmi i mrekullueshëm! Pas Deutsche Bundesbank dhe Commerzbank, edhe në 697 banka tjera gjermane, të cilat janë pjesë e Volksbanken Raiffeisenbanken, Republika e Kosovës 🇽🇰 do të figurojë si shtet i pavarur në platformat e tyre.”, ka shkruar ai.

“Falë reagimit tuaj vigjilent dhe angazhimit tonë diplomatik, tani e tutje edhe ky gabim nuk do të ekzistojë më në platformat e Volksbanken Raiffeisenbanken, tek të cilat shteti ynë ose është lidhur gabimisht me Serbinë ose nuk ka ekzistuar fare në mesin e shteteve tjera, siç mund të vërehet edhe nga dëshmitë përkatëse.”, shtoi Ajeti.

Ambasadori Ajeti tha se procesi i përditësimit të të gjitha sistemeve bankare të këtyre institucioneve të Volksbanken Raiffeisenbanken, ku Republika e Kosovës do të shfaqet si shtet i pavarur, do të zgjatë disa muaj dhe deri në prill të vitit 2025 do të përfundojë në tërësi.

“Nëse keni hasur në ndonjë institucion apo kompani gjermane, në të cilin Republika e Kosovës nuk paraqitet në mënyrë të drejtë dhe korrekte, ju lutemi të na shkruani në [email protected], duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që të mund të korrigjohen gabimet e tilla.”, tha ai./Arbresh.info/

Të ngjashme