Kosova dhe Zvicra nënshkruajnë marrëveshje 6 milionëshe për kujdesin shëndetësor

18:59 | 22 Mars 2024
K.B

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka nënshkruar marrëveshje me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, për investimin prej mbi 6 milionë frangash zvicerane.

Vitia tha se  kjo marrëveshje është e dedikuar për kujdesin parësor shëndetësor.

“Kontributi zviceran është një grant prej 6,450,000 frangave zvicerane dhe do të përdoret për zbatimin e Projektit së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë. Me këtë projekt përfiton kujdesi parësor shëndetësor në të gjitha komunat e Kosovës”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Ministri bëri të ditur se prioritet i përbashkët mbetet përmirësimi i shëndetit të qytetarëve, me fokus nevojat e pacientëve, e veçanërisht shëndetin e grupeve të cenueshme.

“Vazhdon puna në krijimin e kushteve sa më të favorshme dhe një sistemi të qëndrueshëm në kujdesin shëndetësor”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme