Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti, dhe Sekretarja e Shtetit e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, Livia Leu, të martën udhëhoqën konsultimet politike që u zhvilluan në Prishtinë midis delegacioneve të Ministrive të Punëve të Jashtme të të dyja vendeve.
Përgjatë këtyre konsultimeve u vlerësua lartë bashkëpunimi aktual mes të dyja shteteve, kontributi që Zvicra ka dhënë për Republikën e Kosovës dhe kontributi i diasporës së madhe shqiptare në institucionet dhe shoqërinë zvicerane, shkruan arbresh.info.
Ahmeti dhe Leu diskutuan edhe mbi mundësitë e zgjerimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, tregtisë, drejtësisë e sigurisë.
“Në rrafshin multilateral, zëvendësministri Ahmeti njoftoi delegacionin zviceran për planet e Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe për procesin aktual të anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Ai e falënderoi Zvicrën për ndihmën e përhershme që ajo ka dhënë në proceset e anëtarësimeve të Republikës së Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare e rajonale”, thuhet në njoftim.
Sekretarja e Shtetit Leu informoi për prioritetet që Zvicra do t’i ketë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nga viti 2023 deri më 2024.
Të dyja delegacionet diskutuan edhe mbi agresionin ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë dhe për reflektimet që kjo luftë ka dhe mund të ketë mbi rajonin e Evropës Juglindore.
Zëvendësministri Ahmeti e njoftoi Leu për rreshtimin e Republikës së Kosovës me vendet demokratike, duke përqafuar të gjitha pakot e sanksioneve, dhe për solidaritetin e Kosovës me qytetarët Ukrainas.
Palët u pajtuan që të mirëmbajnë organizimin e rregullt të konsultimeve politike midis dy vendeve./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...