Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendësministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna, kanë pritur sot në takim Konsullin e nderit të Kosovës në Bursa, Fahrettin Gülener dhe Koordinatorin e Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa, Recep Gündüz.
U vlerësua bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Turqisë dhe u shpreh gatishmëria për të rritur nivelin e këtij bashkëpunimi edhe ndërmjet komunave dhe shkollave të ndryshme të të dy shteteve.
U bisedua për bashkëpunim me qytetin e Bursas, ku jeton komunitet i madh i shqiptarëve, për mundësitë për trajnime dhe aftësim profesional, si dhe për kursin e gjuhës shqipe në “Qendrën Kulturore të Kosovës” në Bursa./arbresh.info/
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...
Arrestohet në Iran gazetarja italiane, shkoi për të raportua...
Petrit Kryeziu emërohet Kryeprokur i Prizrenit
Këto janë vendimet që mori sot qeveria
Kore e Jugut, ministri i Financave merr detyrën si president...