Google ADS

Kosova dhe Sllovenia thellojnë bashkëpunimin ekonomik

16:38 | 19 Dhjetor 2017
M. A.

Republika e Kosovës dhe Republika e Sllovenisë do të thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik në mes dy vendeve dhe për këtë qëllim do të mbahet një forum ekonomik brenda tre muajve të ardhshëm.

Kështu ka thënë zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, pas takimeve të ndara sot në Lubjanë, me krerët më të lartë të këtij shteti, përfshirë homologun e tij, Karl Erjavec, presidentin, Borut Pahor dhe kryetarin e Parlamentit, Milan Brglez.

Ai tha se Sllovenia ofron mbështetjen e plotë në përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe për anëtarësimin e plotë në organizatat ndërkombëtare, veçanërisht në Këshillin e Evropës, Interpol dhe UNESCO.

Ndryshe, që nga shpallja e pavarësisë së vendit, Sllovenia llogaritet si njëri nga shtetet me nivel të lartë të Investimeve të Huaja Direkte në vend dhe në tregun e Kosovës sot operojnë qindra kompani me kapital slloven./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme