Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë, në cilësinë e presidentit shqiptar.
Kryetari Veseli dhe presidenti Meta diskutuan për zhvillimet aktuale që kanë para vetes, Kosova dhe Shqipëria.
Duke e falënderuar presidentin Meta për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis dy vendeve, në të gjitha përgjegjësitë e tij institucionale në Shqipëri, veçanërisht gjatë udhëheqjes së Kuvendit të Shqipërisë, Veseli ka theksuar gatishmërinë e tij për të intensifikuar më tej këtë bashkëpunim, në interes të përbashkët, transmeton Indeksonline.
Presidenti Meta uroi kryeparlamentarin Veseli për rizgjedhjen e tij në krye të Kuvendit të Kosovës, duke vlerësuar lart lidershipin e tij gjatë mandatit të kaluar.
Kreu i shtetit shqiptar shfaqi besimin se bashkëpunimi midis institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë do të vazhdojë në ritme edhe më të mëdha.
Veseli dhe Meta konfirmuan përkushtimin institucional të Prishtinës dhe Tiranës zyrtare për të kryer reformat e nevojshme në rrugëtimin euro-atlantik, si aspiratë dhe alternativë e vetme për të dyja vendet dhe rajonin në përgjithësi, thuhet në një komunikatë për media.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?