Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas fitores së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë.
Kryeministri tha se është i gëzuar me këto dy fitore të bukura, teksa ka uruar lojtarët, trajnerët, tifozët dhe të gjithë qytetarëve e dy republikave.
“Festë e madhe, sepse fitore e dyfishtë. 3-0 Shqipëria, 3-0 edhe Kosova. Jemi gëzuar e kënaqur të gjithë me këto dy fitore të bukura. Shqipëria drejt EURO 2024, e Kosova me lojë të dalluar. Urime lojtarëve, trajnerëve, tifozëve dhe të gjithë qytetarëve të dy republikave tona”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore ndaj Çekisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Ndeshja përfundoi me rezultat 3-0 , duke arritur të mbes lider të tabelës në grupin E me plotë 13 pikë, ndërsa Polonia gjendet në pozitën e dytë me 9 pikë./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...