Google ADS

Kosova dhe Shqipëria rrisin bashkëpunimin në reformën e administratës publike

18:33 | 6 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, u takua me zëvendëskryeministren e Republikës së Shqipërisë, Senada Mesi.

Siç njofton MAP, të dy ministrat gjatë këtij takimi , shkëmbyen përvojat e tyre lidhur me reformën në administratës publike, Ligjin për Shërbim Civil si dhe organizimin e administratës publike. Të rëndësishme gjatë takimit e konsideruan edhe kënaqësinë e qytetarëve për shërbimet që marrin nga administrata publike.

Ministri Yagcilar, bashkë me zëvendëskryeministren Senada Mesi, biseduan për thellimin e bashkëpunimit mes Institutit të Kosovës për Administratë Publike (IKAP) dhe Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA).

Gjatë këtij takimi u bisedua, që në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë, të thellohet bashkëpunimi.

Të ngjashme