Google ADS

Kosova dhe Shqipëria pritet të mbajnë mbledhje të përbashkët parlamentare në janar

21:20 | 13 Dhjetor 2024
R J

Parlamenti i Shqipërisë dhe ai i Kosovës parashikohet që të mbajnë një mbledhje të përbashkët në sallën e Kuvendit të Kosovës, në mes të muajit janar, raporton Top Channel.

Në këtë sesion të përbashkët pritet të marrin pjesë deputetët e të dyja vendeve, ndërsa vijon ende puna për përgatitjen dhe agjendën përfundimtare.

Në ditët pasardhëse pritet dhe një njoftim zyrtar në lidhje me atë çka pritet të ndodhë.

Të ngjashme