Kosova dhe Shqipëria nënshkruan sot edhe një marrëveshje për bashkëpunim në sektorin e energjisë.
Kjo u bë e ditur gjatë konferencës dyditore për integrimin e tregut të energjisë elektrike, qëllimi i së cilës është që të bashkojë institucionet kyçe, palët kryesore të interesit dhe bizneset e përfshira për furnizim me energji elektrike të të dyja vendeve, shkruan arbresh.info.
Hapjen e konferencës së Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) e bëri ministrja e Ekonomisë, Artana Rizvanolli.
Ajo tha se sektori i energjisë është shtylla kryesore për zhvillim ekonomik.
” Sektori i energjisë është një prej shtyllave kryesore të Qeverisë për zhvillim ekonomik. Synojmë që gjatë këtij viti ta lenojmë ankandin e parë për energji. Shqipëria e Kosova mbeten të varura nga importet për energji elektrike. Kosova dhe Shqipëria kanë ngjashmëri, pasi varemi vetëm nga një burim të energjisë andaj kemi nevojë për bashkëpunim. Një treg më i madh do të jetë më tërheqjes për investitorët”, u shpreh Rizvanolli.
Në këtë panel po marrin pjesë edhe përfaqësues nga Shqipëria.
Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë Ilir Bejta, tha se bashkëpunimi sot do të jetë në të mirë të dy vendeve për energji.
“Ky bashkëpunim do të jetë në të mirë të dy ekonomive të dy shteteve. Kosova është një vendet që do të preket nga de karbonizimin e sektorit të energjisë. Ne duhet të marrim seriozisht iniciativën tonë për çështjen e energjisë. Kjo do të mundësoi rritjen e investitorëve në të dy vendete. I gjithë rajoni do të ndikohet nga de karbonizimi. Shumë shpejt duhet të shkojmë në liberalizim të tregut në fushën e energjisë. Më e mira është kur ne te kemi një treg të energjisë”, tha Bejta. /arbresh.info/
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...