Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se tashmë kanë rënë dakord për trasenë se kah do të kaloj hekurudha që lidh Kosovën me Shqipërinë.
Me anë të një postimi në Facebook, Aliu theksoi se tani do të fillojnë punimet intensive për realizimin e këtij projekti.
“Lajm shumë i mirë që tashmë përfundimisht kemi një dakordim të dyanshëm për trasenë se kah do të kalojë hekurudha që lidhë Kosovën me Shqipërinë”, ka njoftuar Aliu.
Sipas Aliut, ky projekt do të lidh edhe ekonominë e vendeve tona dhe më gjerë.
“Në përputhje edhe me zotimet tona pas procesit të nisur të fizibilitetit, do të fillojnë punimet intensive në drejtim të realizimit të njërit prej projekteve më të mëdha infrastrukturore që do të lidhë jo vetëm qytetarët, por edhe ekonominë e vendeve tona dhe më gjerë”, shkroi ai./Arbresh.info
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?