Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marrë pjesë në Forumin e Partnershipit për Bashkëpunim Transatlantik për Klimë dhe Energji, të organizuar nga Departamenti i Energjisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në bashkëpunim me Ministrinë e Klimës dhe Ambientit të Polonisë dhe Qendrën Globale të Energjisë të Këshillit Atlantik.
Në këtë forum Kosova është përfaqësuar për herë të parë në mesin e 22 shteteve evropiane, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.
Gjatë Forumit, Ministrja Rizvanolli është takuar me Sekretaren e Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jennifer Granholm.
Gjatë takimit, u theksua se Kosova dhe SHBA-të kanë gatishmëri dhe mundësi bashkëpunimi në fushën e energjisë. Sekretarja Granholm i ka shprehur Ministres Rizvanolli përkrahjen e saj dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për reformat e Qeverisë, duke përfshirë këtu përpjekjet për sundim të ligjit e luftës ndaj korrupsionit.
Tutje, gjatë fjalimit mbyllës të Forumit, Sekretarja Granholm ka përshëndetur pjesëmarrjen e Kosovës në këtë partneritet. Ajo ka shtuar që gjatë javës së ardhshme, Qendra e Hulumtimit Amerikane, Argonne Laboratory do të vizitojë Kosovën, specifikisht KOSTT-in, për studime potenciale për adaptim të rrjetit për mbrojtje nga sulmet kibernetike dhe ngrohja globale./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...