Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti, ka shprehur bindje se institucionet e Kosovës dhe administrata amerikane kanë gjetur konsensusin e përbashkët për formimin e ushtrisë së Kosovës.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, profesori Hoti ka thënë se shumë shpejt do të ketë ecje përpara në këtë drejtim. Sipas tij, të drejtën për të pasur ushtri Kosovës nuk mund t’ia mohojë askush.
“Administrata amerikane i përkrah ndryshimet kushtetuese për krijimin e ushtrisë së Kosovës. Më pozitivja në këtë drejtim është se as ShBA-ja, as NATO-ja dhe asnjë partner tjetër serioz i Kosovës nuk është kundër krijimit të ushtrisë. Këtu po flitet vetëm për procedurën apo rrugën që duhet të ndiqet. Unë jam shumë i lumtur që tashmë institucionet tona dhe administrata amerikane kanë gjetur konsensusin për këtë çështje dhe e shoh shumë shpejt ecje në këtë drejtim”, ka thënë Hoti.
Ai ka theksuar se pika e nisjes dhe mbarimit të tregimit për një shtet sovran është se ai shtet duhet ta ketë ushtrinë. “Këtu besoj nuk kemi dilema as ne, as miqtë tanë ndërkombëtarë”, është shprehur Hoti.
Ai ka folur edhe për vizitën e zëvendësndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Yee. Kjo vizitë, sipas Hotit, është rikonfirmim i mbështetjes amerikane për Kosovën.
Në këtë intervistë Hoti ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi, ku bën thirrje që në këtë çështje të ketë konsensus mes palëve. Ai, po ashtu, ka folur edhe për ndikimin rus në Ballkan.
“Nuk pajtohem me atë konkludimin që jepet në shumë qarqe, se miratimi i demarkacionit do ta sjellë liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës, por them se demarkacioni është një çështje që duhet të përfundohet nga institucionet e Kosovës. Në këtë drejtim, vërtet jam shumë i dëshpëruar me mungesën e komunikimit ndërmjet të dyja kampeve, pozitës dhe opozitës, për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje. Nëse është e nevojshme, do të duhej edhe me javë të tëra të negociohej në zyrat e tyre, vetëm për ta gjetur një zgjidhje për këtë çështje. Në fund të fundit, proceset politike nuk garantojnë një të ardhme më të mirë, ose një opsion tjetër për demarkacionin. Edhe nëse mbahen zgjedhjet, institucionet e dala nga këto zgjedhje si çështje të parë me të cilën do të ballafaqoheshin do të ishte demarkacioni. Mendoj se kësaj çështje duhet t’i japim zgjidhje, sepse duke i dhënë zgjidhje demarkacionit do të reflektonim pjekuri politike dhe shtetërore si dhe do ta përshpejtonim rrugën tonë të integrimit”, ka deklaruar Hoti.
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor