Ministri i brendshën i Kosovës Ekrem Mustafa tha se kjo marrëveshje do të ofroj lehtësime të mëdha për të dy palët.
“Sot ke një takim mjatë i frytshëm. Falenderoj Ministrin e Maqedonisë për bashkëpunimin. Kjo marrëveshje i ofron qytetarëve një komoditet mjaftë të mirë për të qarkulluar në rrugët mes Maqedonisë dhe Kosovës. Bizneset që kryejnë shërbimet mes dy vendeve janë në nivel më të ngritur dhe kjo marrëveshje ua lehtëson punën”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.
Ministri maqedonas Oliver Spasovski tha se pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje të dy shtetet do të pranojnë në mënyrë reciproke patentë shoferët.
“Ky proces ka filluar shumë kohë më herët dhe do të vazhdoj deri në përmbyllje. Si rezultat i këtij takimi rrjedh marrëveshja e dy fqinjësisë për njohje reciprok të patentë shoferëve. Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes të dy shtetet do të pranojnë patentë shofer. Në të njëjtën kohë qytetaret do të mund ta ndërrojnë patentin e tyre varësisht nga kategoritë. Ky hap në mënyrë të konsiderusheshme do të përmirësojë qarkullimin mes dy vendeve”, tha ai.
Po ashtu në këtë takim u nënshkrua edhe memorandumi për përforcimin e bashkëpunimit të brendshëm mes Kosovës dhe Maqedonisë./arbresh.info/
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe