Nga konferenca e sotme e cila u mbajt në hapësirat e kampusit të UEJL-së në Shkup, me temë “Ekstremizmi i dhunshëm në Ballkanin Perëndimor”, u përfundua se Maqedonia së bashku me Kosovën është ndër vendet e rrezikuara nga ekstremizmi i dhunshëm. Sipas profesorit të Universitetit të Kolumbisë në SHBA, David Filips, kriza politike në Maqedoni e rrit rrezikun nga ekstremizmi i jashtëm, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në këtë konferencë pjesëmarrës ishte edhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku, i cili tha se zgjidhje e krizës politike do të ndikonte që të ulet rreziku nga ekstremizmi i jashtëm.
“Uroj që të ketë një zgjidhje në dobi të qytetarëve, për të çuar përpara proceset demokratike që kanë filluar në këtë vend, dhe natyrisht për të mbyllur edhe një shteg që mundëson rryma radikale për të influencuar stabilitetin e vendit për të ardhmen e afërt”, deklaroi Arben Çejku.
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...