Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci bashkë me zëvendësministrin, Imri Demelezi kanë pritur sot në takim zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave të Maqedonisë së Veriut, Flakron Bexheti, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm në sektorin e bujqësisë në mes të dyja vendeve, si dhe mundësitë për rritjen e këtij bashkëpunimi.
Me këtë rast, ata e kanë njoftuar Bexhetin për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë në vend, ku potencuan faktin se bujqësia është një prioritet i qeverisë dhe investimet e bëra viteve të fundit kanë kontribuar në zhvillimin dhe fuqizimin e këtij sektori, shkruan Arbresh.info
Krahas kësaj, gjatë këtij takimi, Peci dhe Demelezi e njoftuan atë edhe me potencialin e sektorëve të bujqësisë në prodhim dhe përpunim, duke theksuar se të dyja shtetet duhet të vazhdojnë të punojnë për të rritur edhe më shumë krijimin e lidhjeve mes agrobizneseve nga Kosova dhe Maqedonia.
Sipas një komunikate për media, gjatë takimit është theksuar se shkëmbimet tregtare bujqësore ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut kanë dhënë një kontribut të madh në forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe në zhvillimin e sektorit bujqësor në të dyja shtetet.
“Nga ana e tij, Zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave të Maqedonisë së Veriut, Flakron Bexheti, i ka falënderuar Ministrin Peci dhe Zëvendësministrin Demelezi për gatishmërinë e tyre për bashkëpunim të mëtejmë në mes të dyja shteteve dhe theksoi se të dyja shtetet do të vazhdojnë të mbesin partner në fushën e ekonomisë dhe se do të punojnë që ky bashkëpunim të rritet në vazhdimësi. Ndryshe, gjatë ditës të dy zëvendësministrat kanë vizituar disa agrobiznese vendore dhe shoqata bujqësore, për t’u njohur nga afër me potencialin prodhues dhe përpunues të fermerëve në Kosovë”./Arbresh.info/
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...