Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim Ambasadoren e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi.
Sipas komunikatës së lëshuar na Ministria e Brendshme, përveç diskutimeve mbi situatën aktuale dhe angazhimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Sveçla ka pranuar të nënshkruar nga Ministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski: “Marrëveshjen për themelimin e Pikave të Përbashkëta të Kalimit Kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”, shkruan Arbresh.info
“Kjo Marrëveshje është hartuar mbi marrëdhëniet fqinjësore mes dy vendeve dhe ka për qëllim fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit rajonal.”, thuhet në njoftim.
Marrëveshja do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, “Han i Elezit – Bllacë” dhe “Glloboqicë-Jazhincë”.
Në pikën e përbashkët të kalimit kufitar “Han i Elezit – Bllacë”, kontrollet doganore dhe kufitare do të kryhen në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (PPKK Bllacë) ndërsa në pikën e përbashkët të kalimit kufitar “Glloboqicë – Jazhincë” kontrollet doganore dhe ato kufitare do të bëhen në territorin e Republikë së Kosovës (PPKK Glloboqicë). /Arbresh.info
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...