Google ADS

Kosova dhe Malta nënshkruajnë marrëveshje për eliminim të tatimit të dyfishët

07:08 | 6 Mars 2019
Arbresh.info

Ministri i Financave i Republikës së Kosovës, Bedri Hamza do të pres sot në takim Ministrin për Punë të Jashtme dhe Promovim të Tregtisë të Maltës Carmelo Abela.

Në këtë takim të dy ministrat do të nënshkruajnë edhe Marrëveshjen për eliminim të tatimit të dyfishët dhe parandalim të evazionit fiskal lidhur me tatimin në të ardhura, ndërmjet Kosovës dhe Maltës.

Po sot Ministrin për Punë të Jashtme dhe Promovim të Tregtisë të Maltës Carmelo Abela do ta takoj edhe Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme