Google ADS

Kosova dhe Malta nënshkruajnë marrëveshje kornizë për bashkëpunim  

10:58 | 6 Mars 2019
Arbresh.info

Kosova dhe Malta kanë shkëmbyer sot notat që konfirmojnë kornizat e bashkëpunimit mes dy vendeve, raporton Arbresh.info

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, u shpreh i kënaqur me vizitën e homologut të tij nga Malta. Pacolli tha se Kosova dhe Malta kanë nënshkruar marrëveshje për abonimin e taksave dopio, ai gjithashtu theksoi se ata do të kenë bashkëpunim në të gjitha fushat.

“Vizita e juaj ka rëndësi të madhe. Për ne Malta mbetet një partner kyç në Evropë dhe më gjerë. Malta e ka mbështetë Kosovën, kemi marrëdhënie shumë të mira. Biseduam që të kemi vizita dhe t’i këmbejmë eksperiencat tona. Vizat elektronike për ata qe vijnë në Kosovë do u mundësojmë të marrin vizat ne mënyrë elektronike. Ne do kemi edhe këmbime sa i përket diplomacisë akademike. Ne sot do të nënshkruajmë edhe marrëveshje për abonimin e taksave dopio, do të kemi bashkëpunim të hapur në të gjitha fushat” tha Pacolli

Ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme të Maltës, Carmelo Abela, në këtë konferencë për medie pohoi se biznesmenët nga Malta do të jenë të gatshëm të investojnë në shtetin e Kosovës, e gjithashtu Malta do të mbështes Kosovën edhe në anëtarësimi e Organizatave Ndërkombëtare.

“Vizita jonë këtu është për ta përkrahur Kosovën, ne jemi të lumtur qe ju po përpiqeni ta ndërtoni Kosovën dhe ne jemi këtu për t’u ndihmuar. Bashkëpunim do të kemi jo vetëm në politika. Në vitin 2008 kemi njohur Kosovën dhe kjo tregon se ne kemi mbështetje afatgjate. Kosova nga Malta do të ketë mbështetje edhe për tu anëtarësuar ne organizata ndërkombëtare siç janë UNESCO dhe INTERPOL. Gjithashtu dua ta theksoj bashkëpunimin në diplomaci” tha Ministri Abela

Sa i përket qëndrimit të Maltës ndaj taksës 100% ndaj Serbisë, Ministri i jashtëm, Abela tha se do ndjekin atë që ka thënë përfaqësuesja e larte e BE-se./Arbresh.info

 

Të ngjashme