Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi sot një takim virtual me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropës të Republikës së Maltës, Evarist Bartolo.
Ministrja Haradinaj-Stublla dhe Ministri Bartolo diskutuan mbi marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet rajonale dhe perspektivën Euro-Atlantike të Kosovës.
Shefja e diplomacisë kosovare shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Maltës ndaj Kosovës dhe për rolin e saj mëse pozitiv të treguar përgjatë viteve. Në këtë video-takim u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm midis dy shteteve ndërsa u nënvizua nevoja për rritje të bashkëpunimit ekonomik.
“Malta mund të mbështesë Republikën e Kosovës në zhvillimin e e-qeverisjes dhe sistemeve të administrimit elektronik për të cilat është pararojë në Evropë”, u shpreh me këtë rast ministrja Haradinaj-Stublla, duke shprehur gatishmërinë e Kosovës për të thelluar më tej bashkëpunimin me vendin ishullor, anëtar të Bashkimit Evropian.
U përplas nga makina, ndërron jetë në spital 65-vjeçari në T...
Rusia pretendon se ka penguar një komplot ukrainas për vrasj...
Trump i kërkon Gjykatës së Lartë të shtyjë vendimin për ndal...
Gresa dhe Gjesti ironizojnë rikthimin e Fitimit: ‘Ta ka drid...
VV-ja të dielën mban tubimin festiv të fundvitit
Përleshje në Aeroportin “Adem Jashari”, arrestoh...