Qeveria e Kosovës dhe ajo e Malit të Zi janë duke rishikuar disa politika të rritjes së bashkëpunimit. Ndërkaq po shqyrtohet edhe mundësia e heqjes së takës kufitare.
Ministri i Transportit dhe Çështjeve Detare të Malit të Zi, Osman Nurkoviq dhe ministri i Transportit dhe Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Pal Lekaj janë takuar sot në Prishtinë ku kanë diskutuar për disa projekte bashkëpunimi në infrastrukturën rrugore, ajrore dhe hekurudhore, thuhet në një komunikatë të lëshuar për media. Aty është premtuar se shumë shpejtë do hiqet taksa kufitare në mes këtyre dy shteteve.
“Ajo që është dakorduar në këtë takim, është që të zhvillojmë infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe heqjen e taksës kufitare”, citon komunikata ministrin Pal Lekaj
Edhe ministri i Malit të Zi, Nurkoviq beson se shumë shpejtë do mënjanohet taksa kufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës.
“Këtë e kemi identifikuar si një barrierë e cila i pengon bizneset dhe besoj që shumë shpejtë do ta mënjanojmë, ku edhe për këtë çështje kemi përkrahjen e të dy kryeministrave tanë”, ka thënë Nurkoviq.
Të dy ministrat janë pajtuar se mënjanimi i kësaj takse, do ta rriste qarkullimin e qytetarëve në të dy anët e kufirit dhe do të ndikonte në thellimin e marrëdhënieve reciproke.
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes