Kosova dhe Lituania nënshkruajnë marrëveshje në Nju Jork

20:24 | 27 Shtator 2024
R J
Republika e Kosovës dhe Lituania kanë ndërtuar një partneritet të fuqishëm, duke u përqëndruar veçanërisht në forcimin e bashkëpunimit në fusha kyçe si siguria, ekonomia dhe integrimet euroantlantike.
Në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, u takua me homologun e saj lituanez, Ministrin Gabrielius Landsbergis, me të cilin kanë nënshkruar marrëveshje për evitimin e imigrimit ilegal, përmes ripranimit të personave që qëndrojnë pa autorizim në vendet përkatëse.
Gjatë takimit, Ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Lituanisë për Kosovën, në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe anëtarësimin euroantlantik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme