Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Ministrore, e cila është duke u mbajtur Brdo pri Kranju të Sllovenisë, ka takuar sot Sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Bujqësisë së Kroacisë, Tugomir Majdak, ku kanë diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm në mes të dyja shteteve në sektorin e bujqësisë, transmeton arbresh.info.
Ministri Peci e ka njoftuar sekretarin Tugomir Majdak me prioritetet e tij gjatë këtij mandati, që për qëllim kanë reformat legjislative, të cilat do t’i paraprijnë hartimit të politikave të qëndrueshme zhvillimore.
Po ashtu, gjatë diskutimeve në këtë takim, ministri Peci theksoi se janë të gatshëm që të vazhdojnë shkëmbimin e praktikave më të mira të politikave përkrahëse, përmes të cilave synojnë avancimin e veprimtarive bujqësore.
Nga ana e tij, Sekretari i Shtetit të Ministrisë së Bujqësisë së Kroacisë, Tugomir Majdak shprehi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në funksion të zhvillimit të bujqësisë në të dy vendet.
Të dy u pajtuan që të kenë vizita të ndërsjella dhe të shohin mundësitë për nisma konkrete mes dy vendeve në fushën e bujqësisë.
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...