Kosova dhe Kroacia do të shkëmbejnë përvojat në fushën e sigurisë

16:07 | 27 Shtator 2017
M. A.

Ambasadorja e Kroacisë në Prishtinë, Maria Kapitanoviq, gjatë një takimi me ministrin e FSK-së, Rrustem Berisha, ka thënë se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve në aspektin e sigurisë është në nivelin më të lirë.

Ajo tha se ky bashkëpunim i suksesshëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe se fushat e bashkëpunimit do të zgjerohen në fushën e arsimit, trajnimeve profesionale dhe pjesëmarrjes në ushtrime ndërkombëtare.

Ndërsa, ministri i FSK-së Rrustem Berisha tha se krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është në interes të të gjithë qytetarëve të vendit, dhe se MFSK po punon që transformimi të gjejë përkrahje dhe konsensus të plotë brenda vendit, si dhe të përkrahet edhe nga partnerët strategjikë.

Bashkëpunimin e mirë në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, në takimin e ministrit Berisha dhe ambasadores Kapitanoviq, e konfirmoi edhe atasheu i Mbrojtjes së Kroacisë në Shkup i akredituar për Kosovë, kolonel Marijana Plesa Cadonic, e cila shprehu gatishmëri për vazhdimin e këtij bashkëpunimi dhe shtimin e aktiviteteve dhe shkëmbimin e përvojave në mes MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme