Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtor pritën sot një delegacion të komunitetit shqiptarë që veprojnë në Kroaci, të kryesuar nga Ermina Lekaj-Perlaskaj deputetja e parë shqiptare në Parlamentin e Republikës së Kroacisë, njëherit edhe përfaqësuese e pakicave.
Lekaj me bashkëpunëtorë i falënderuan deputeten Perlaskaj dhe komunitetin e bizneseve shqiptare në Kroaci, për interesimin e tyre për vendin tonë, transmeton Klan Kosova.
Lekaj dhe deputetja Lekaj-Perlaskaj, biseduan për disa projekte të infrastrukturës që janë duke u realizuar në vendin tonë, si dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë në lëmin e infrastrukturës.
Pas takimit, Lekaj dhe deputetja Lekaj-Perlaskaj e prononcuan për media duke treguar për temat e diskutimit në këtë takim deputetja Lekaj-Perlaskaj tha: ‘’E falënderoj ministrin Lekaj për mikpritje, kjo vizitë ka qenë pak a shumë vizitë miqësore, ku kemi biseduar për një bashkëpunim sa më të ngushtë në mes të Ministrisë Infrastrukturës së Kroacisë dhe të asaj të Kosovës, si dhe për komunitetin shqiptar, i cili jeton në Republikën e Kroacisë’’.
Ndërsa Pal Lekaj duke e falënderuar deputetën nga Kroacia pohoi:
‘’Ne biseduam për raportet mes dy qeverive, me fokus të veçantë mes Ministrisë së Infrastrukturës së Kosovës dhe asaj të Kroacisë. U dakorduam që të kemi vizita të ndërsjellta të bashkëpunimit sa i përket infrastructures, por në asnjë moment nuk e lam anash komunitetin shqiptar që vepron në Kroaci dhe ne jemi të vetëdijshëm për përkrahjen e shtetit Kroat ndaj komunitetit shqiptar, duke i përkrahur edhe në arsim, por edhe në zhvillimin e bizneseve të tyre. Ne krenohemi me komunitetin shqiptar që ka qenë çdo herë afër Kosovës, e sidomos gjatë kohës së luftës, por edhe tani janë të interesuar që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë dhe t’i ndihmojnë zhvillimit ekonomik të Kosovës. Në këtë kuptim Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të ket raporte të ngushta me shtetin Kroat, me qeverinë Kroate, sepse ne kemi mësuar mjaftë edhe nga Qeveria Kroate, asnjëherë nuk jemi larguar prej njëri-tjetrit dhe unë e falënderova deputeten, e cila është deputetja e parë shqiptare që më votën e lirë të qytetarëve të Kroacisë dhe të komunitetit shqiptar, është zgjedhur dhe na përfaqëson denjësisht në Parlamentin e Kroacisë dhe lufton për të drejtat e komunitetit shqiptar atje e që më të vërtetë është nderë për ne që e patëm për vizitë”.
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...