Kosova dhe Japonia mbajnë konsultime politike

13:44 | 25 Korrik 2023
E.K

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti, dhe Ambasadori Nakamura Kimitake, i Ngarkuar për Çështje të Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendës Ndihmës Ministër,në këtë të martë kanë udhëhequr konsultimet politike që janë mbajtur në Tokio midis delegacioneve të Ministrive të Punëve të Jashtme të të dyja vendeve.

Zëvendësministri Ahmeti ka falënderuar Japoninë për përkrahjen dhe kontributin e vazhdueshëm për Republikën e Kosovës. Në këto konsultime politike gjithashtu është diskutuar edhe për mundësit e e thellimit të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, kulturës, arsimit dhe sigurisë ku janë prezantuar mundësit dhe kushtet e favorshme që ofron Kosova për investitorët japonez.

“Temë e veçantë e diskutimit ishte edhe agresioni i paprovokuar i Federatës ruse mbi shtetin e Ukrainës dhe rëndësinë e vendosjes së sanksioneve kundër saj. Këtu u vlerësua lartë se të dyja shtetet ndajnë qëndrime të njëjta në dënimin dhe sanksionimin e këtij agresioni”, thuhet në njoftim, përcjell Arbresh.info.

Tutje, të dyja palët vlerësuan se Kosova dhe Japonia ndajnë të njëjtat vlera të përbashkëta të respektimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.

Në rrafshin e bashkëpunimit multilateral, zëvendësministri Ahmeti njoftoi palën japoneze për planet e Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe nevojën për përkrahje nga Japonia që ka Kosova në këto procese.

Ambasadori Nakamura, duke falënderuar zëvendësministrin Ahmeti për vizitën e tij, u shpreh se beson që bashkëpunimi i afër dhe thellimi i këmbimeve në mes të dy shteteve vetëm sa do të rritet.

Gjatë kësaj vizite pune në Tokio, zëvendësministri Ahmeti, në takime të ndara do të takohet edhe me homologen e tij, zëvendësministren për punë të jashtme të Japonisë Yoshikawa Yummi dhe zëvendësministrin e mjedisit Kunisada Isato, i cili ka qenë edhe kryetar i qytetit të Sanjos.

Në agjendën e takimeve të zëvendësministrit Ahmeti janë paraparë edhe takime të ndara me presidentin e grupit të miqësisë parlamentare Kosovë – Japoni, deputetin Ryu Shionoya, zëvendës presidentin e JICA-së Naoki Ando dhe një takim me bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Japoni./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme