Google ADS

Kosova dhe Izraeli sot vendosin marrëdhëniet diplomatike

07:21 | 1 Shkurt 2021
Arbresh.info

Sot do të nënshkruhet marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit.

Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj – Stublla përmes një postimi në facebook ka njoftuar se nënshkrimi bashkë me ministrin e Jashtëm të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, do të bëhet në një ceremoni virtuale.

Më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, Kosova dhe Serbia nënshkruan dakordimin për normalizimin ekonomik ndërmjet tyre në praninë e ish presidentit amerikan Donald Trump.

Pjesë e dakordimit ishte edhe pajtim i Izraelit për njohjen e Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Dokumenti që u nënshkrua ndarazi parasheh që Kosova të hap ambasadën e saj në Jerusalem, ndërsa Serbia të lëvizë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme