Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, József Bencze, me të cilën ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, si dhe për prioritetet dhe projektet zhvillimore të MBPZhR-së gjatë këtij mandati.
Ministri e njoftoi ambasadorin edhe për investimet dhe reformat, të cilat planifikojnë t’i realizojnë gjatë këtij mandati, duke theksuar se krijimi i politikave te duhura zhvillimore do të jetë një ndër prioritetet kryesore gjatë udhëheqjes së këtij dikasteri qeveritar.
Ministri shprehi rëndësinë e bashkëpunimit reciprok në fushën e bujqësisë mes Kosovës dhe Hungarisë në mënyrë që të kontribuojnë në ngritjen e kapaciteteve dhe avancimin e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural.
Nga ana e tij, ambasadori József Bencze, rikonfirmoi gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar zhvillimin bujqësor të vendit./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin