Në kuadër të thellimit të raporteve të mëtutjeshme mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Greqisë, të mërkurën në Prishtinë u nënshkrua dokumenti që formalizon bashkëpunimin në fusha të ndryshme mes Ministrive të Jashtme të të dyja shteteve.
Ky dokument u nënshkrua nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti dhe homologu i tij grek, Kostas Fragoggianis, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Sipas zëvendësministrit Ahmeti, nënshkrimi i sotëm i këtij dokumentit ka për qëllim intensifikimin e mëtutjeshëm të raporteve të shkëlqyera që po ndërtohen midis dy vendeve, Kosovës dhe Greqisë./arbresh.info/
PCOS: Shkaqet, Simptomat dhe Mundësitë e Trajtimit për Menax...
Koperniku: 2024 ishte viti më i nxehtë në histori
Joan Laporta dëshiron të nënshkruajë me një sulmues të ri në...
Qeveria ka mbajtur mbledhje elektronike, merr disa vendime
Vdekja e një studenti shkakton protesta të dhunshme në Kinë
Trumpi thotë se takimi me Putinin po organizohet