Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë prej 90 milionë euro mbështetje.
Sipas njoftimit, pas përfundimit të negociatave mes Kosovës dhe Gjermanisë, Qeveria Gjermane zotoi një mbështetje shtesë prej 90 milionë euro për Republikën e Kosovës për periudhën 2024/2025, prej të cilave 20 milionë euro janë në formë të granteve, shkruan Arbresh.info.
“Kjo marrëveshje e re shënon rritje të theksuar të vlerës së mbështetjes krahasuar me atë paraprake për periudhën 2022/2023, që ishte në vlerë prej 37 milionë euro, duke dëshmuar kësisoj thellimin e bashkëpunimit në mes të të dyja vendeve.”, thuhet në njoftim.
“Këto mjete do të destinohen për të mbështetur integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe ndër të tjera fokusohen në investime në sektorin e energjisë, përkatësisht procesit të dekarbonizimit, garantim të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm, ofrim të trajnimeve dhe punësimit si dhe mbështetje të komunave, veçanërisht në menaxhimin e mbeturinave dhe ruajtjen e mjedisit.”, thuhet tutje.
Murati theksoi bashkëpunimin e ngushtë me Qeverinë Gjermane duke përmendur disa projekte të rëndësishme që janë zbatuar në kuadër të këtij bashkëpunimi, siç është projekti për ndërtimin e ngrohtores diellore dhe rehabilitimin e ujërave të zeza në Prishtinë, menaxhimit të mbeturinave në të gjithë Kosovën si dhe themelimin e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren.
Sa i përket mbështetjes së zotuar sot, Murati falënderoi Qeverinë Gjermane, duke potencuar se një mbështetje e tillë forcon edhe më tutje marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, promovon zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe e përafron atë me Bashkimin Evropian.
Nga ana e tij, ambasadori gjerman theksoi bashkëpunimin gjermano-kosovar, duke thënë se ky i fundit ka kontribuar në standard më të mirë të jetesës për të gjithë qytetarët, duke promovuar rritjen ekonomike dhe punësimin e rregullt.
Sipas Ambasadorit Rohde, projektet e radhës të cilat do të zbatohen përmes fondeve të zotuara sot, do të përforcojnë pavarësinë ekonomike të grave dhe do të nxisin zhvillimin ekonomik të gjelbër dhe inovativ të Kosovës./Arbresh.info/
Raphinha i pandalshëm edhe me Brazilin
Haradinaj: Doracaku i edukatës seksuale, sulm ndaj vlerave k...
Maqedonia e Enis Bardhit fiton dhe siguron kalimin në Ligën ...
Tonali vendimtar, Italia shënon fitore minimale ndaj Belgjik...
Të hënën, Qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut mbajn...
Leo e pranon hapur: Kam pëlqim për Lelën dhe po përshtatemi ...