Në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Neë York, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavský.
MPJD me anë të një komunikate për media ka bërë të ditur se Gërvalla me Lipavsky kanë diskutuar rreth thellimit të bashkëpunimit në ekonomi dhe fusha të tjera me interes të përbashkët, përcjell Arbresh.info.
Ministrat Gërvalla dhe Lipavský biseduan edhe rreth situatës së sigurisë në rajon, proceseve integruese euro-atlantike të Kosovës dhe nevojën e ndërmarrjes së veprimeve të përbashkëta ndërshtetërore mes vendeve pro-evropiane në raport me sfidat me të cilat po përballet Evropa dhe bota.
“Republika e Kosovës dhe Çekia kanë ndërtuar marrëdhënie shumë të mira diplomatike dhe miqësore si dy shtete të përkushtuara për siguri dhe stabilitet në rajon dhe Evropë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...