Republika e Kosovës ka nënshkruar sot një marrëveshje bilaterale me Mbretërinë e Belgjikës, që mundëson ushtrimin e profesionit fitimprurës të familjarëve të diplomatëve të Kosovës me shërbim në Belgjikë, thuhet në një komunikatë për media.
Marrëveshjen mbi Profesionin Fitimprurës të Vartësve të Caktuar të Misioneve Diplomatike dhe Posteve Konsullore, në emër të Republikës së Kosovës e ka nënshkruar Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës, Agron Bajrami, dhe në emër të Mbretërisë së Belgjikës Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Belgjikës, Theodora Gentzis, si dhe Udhëheqësja e Divizionit Juridik në Qeverinë e Rajonit Flaman, Delphine Delouvroy.
Marrëveshja u nënshkrua në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Belgjikës, ndërsa pas ceremonisë së nënshkrimit të saj, Ambasadori Bajrami në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, u zotua për thellim të mëtutjeshëm të raporteve bilaterale mes Kosovës dhe Belgjikës, si dhe falënderoi Sekretaren Gentzis për mbështetjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës.
Në fund, Sekretarja Gentzis ka shprehur kënaqësinë dhe vullnetin që të thellojnë marrëdhëniet bilaterale dhe ka thënë se shpreson që marrëdhëniet mes dy shteteve do të avancojnë edhe më shumë në të ardhmen./arbresh.info/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës