Kosova po çalon në lobimin për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, ndërsa Serbia po përdorë strategjitë fortë për ta parandaluar këtë.
Kështu vlerëson njohësi i integrimeve, profesori Avni Mazreku, duke shtuar se Serbia ka taktikë të lobimit që pengon Kosovën për tu anëtarësuar në UNESCO, duke thënë se lobimi është një ndërveprimet taktike të një strategjie të caktuar që shtetit duhet me pas për anëtarësimin e tij në UNESCO.
Lobimi i Serbisë për mos anëtarësimin e Kosovës në UNESCO është një ndërveprimet taktike që Serbia i merr në kuadër të strategjisë së saj të shtetit serb që me pengu sa më tepër që është e mundur anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, ka thënë Mazreku për arbresh.info
Mazreku vlerëson se anëtarësimi në organizata ndërkombëtare është suksesi madhi politikës së jashtme të një shteti.
“Anëtarësimi i një shteti në organizata ndërkombëtare është suksesi më i madhi politikës së jashtme, prandaj jo vetëm UNESCO po në çdo organizëm tjetër ndërkombëtar Serbia e ka strategji të qartë se si ta pengoj Kosovën”, ka deklaruar Mazreku.
Mazreku konsideron se Kosovës i mungon strategjia e lobimit, ndërsa Serbia sipas tij, ka strategji të qartë dhe funksionon në të gjitha drejtimet që ta pengoj Kosovën.
“Lobimi është njëri nga aspektet strategjike dhe njëri nga elementet taktike të një strategjie të caktuar dhe unë mendoj se Kosovës i mungon, jo vetëm Ministrisë së Jashtme por Kosovës në përgjegjësi i mungon strategjia e mirëfilltë e cila do ta shpin te Kosovën në realizimin e objektiva vetë saj shtetformuese që ka të bëjë me anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, sepse artikulimi i saj ishte ti të saj varet jo nga numri i njohjeve individuale që vinë nga shtetet individuale por nga roli i shtetit në organizata ndërkombëtare.
Prandaj strategjia e Serbisë është e qartë dhe funksionon në çdo drejtim me pengu Kosovën funksion të anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare në këtë rast në UNESCO”, ka thënë Mazreku për Arbresh.info.
Zyrtarë nga Ministria e Punëve të Jashtme i kanë thënë portalit arbresh, se afati për aplikim për pranim në UNESCO është shtatori duke lënë të kuptohet se Kosova edhe dy muaj para këtij afati ende nuk ka aplikuar për anëtarësim.
Por kështu nuk mendon zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Valon Murtezaj.
Murtezaj më parë kishte thënë se qeveria nuk ka vendosur nëse do të aplikojë përsëri këtë vit a po jo.
“Ne kemi një ekip që punon për këtë çështje. Është një ekipi brendshëm që ka punuar për një kohë të gjatë. Tani dimë shumë gjëra që nuk e dinim më parë; Ne gjithashtukeminjëstrategjipërtrashëgiminëkulturoretëmiratuarngaqeveria “, kishte deklaruar Murtezaj.
Por, aplikacioni duhet të jetë gati në qershor, nëse do të dorëzohet këtë vit.
Më 9 nëntor të vitit 2015, Kosova kishte dështuar të bëhet anëtare e UNESCO-s, duke mos arritur që të marrë më shumë se dytë tretat e votave të nevojshme të vendeve anëtare të kësaj organizate, të pranishme në punimet e konferencës së përgjithshme të saj.
Kosovës i munguan edhe 3 vota “për”. Paraprakisht, Kosova ishte ballafaquar me një fushatë agresive të Serbisë, e cila kishte kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
Ndërkohë në muajin nëntor mbahet mbledhja e kësaj organizate ku pritet të votohet për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, nëse kjo e fundit ka aplikuar./B.Agushi/Arbresh.info
Brazili do të ndalojë përdorimin e celularëve në shkollat fi...
Deri në 90 minuta pritjet për të hyrë në Kosovë nga Dheu i B...
Parashqevi Simaku dërgon mesazh të paharrueshëm nga New York...
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj