Google ADS

Kosova dënon lansimin dhe testimin e vazhdueshëm të raketave nga ana e Kim Jong-un

14:36 | 14 Shtator 2017
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dënon fuqimisht lansimin dhe testimin vazhdueshëm të raketave balistike ndërkombëtare të Republikës Popullore Demokratike të Koresë (Koresë së Veriut) dhe i konsideron të papranueshme zhvillimet e vazhdueshme të programeve të saja nukleare dhe balistike, që në mënyrë flagrante shkelin Rezolutat e shumëfishta të Këshillit të Sigurimit.

“Ministria e Punëve të Jashtme rreshtohet përkrah botës demokratike në dënimin e çdo aktiviteti të paligjshëm që kërcënon dhe rrezikon seriozisht paqen, sigurinë dhe rendin ndërkombëtarë dhe mbetet e palëkundur në angazhimet dhe përpjekjet e saj të fuqishme për të punuar me vendet aleate, partnere dhe komunitetin e gjerë ndërkombëtarë, që të shërbejë si një kontribues aktiv për paqen, progresin dhe sigurinë ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme