Disa mijë kilometra është distanca mes Kosovës dhe Afrikës Jugore.
Por sipas Doganës së Kosovës, pemët nga ky kontinent arrijnë në Kosovë të freskëta.
Në të dhënat e këtij Institucioni thuhet se gjatë periudhës janar-mars të këtij viti, vendi ynë ka importuar produkte të ndryshme nga kontinenti i largët në mesin e tyre edhe pemë e perime, madje disa prej tyre kanë arritur edhe të freskëta, shkruan arbresh.info.
Dardha të freskëta në vlerë afër 14 mijë euro, zarzavate të freskëta dhe rrush i freskët për tavolinë në vlerë 3 mijë euro.
Nga Afrika Jugore importohen edhe pemë dhe perime tjera si karrota dhe rrepa, kumbulla, nektarina e pjeshka.
E zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë ekzistojnë dy lloje të transportit të pemëve.
Sipas tij pemët e freskëta nga Afrika nuk janë të konservume.
“Të freskëta nënkuptohet jo e konsersume, sepse transporti i pemëve bëhet përmes dy llojeve, pemë në arka dhe pemë të konservume”, ka thënë Stavileci.
E se këto pemë mund të qëndrojnë të freskëta mendon edhe Vahid Avdiu, profesor në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës.
Avdiu ka thënë për arbresh.info se nëse pemët kanë kushtet e ruajtjes nuk prishen deri 8 muaj.
“Disa pemë janë më të ndjeshme e disa më të qëndrueshme por nëse vinë në kushte të ruajtjes në frigorifer aty nuk ka problem. Dardha për shembull varësisht nga kultivarit mundet me qëndru edhe 4,6 apo 8 muaj në frigorifer dhe të duket si me qenë e freskët sepse teknologjia e re ia mundëson këtë”, ka thënë Avdiu.
Ai ka përmendur edhe raste të ngjashme të importit.
“Ka raste kur pemët e imta prodhohen ne Kili dhe vinë në Evropa dhe Kosova e afati i qëndrueshmërisë është shumë i shkurt. Është fjala për mjedrën, manaferrën dhe dredhëzën”, ka thënë ai.
Ndërsa profesori Avdiu ka thënë se edhe pas ardhjes në Kosovë pemët duhet të ruhen në frigorifer për një periudhë të caktuar derisa ato të dalin në treg e më pas në kushte standarde
Importi nga Afrika Jugore arrin vlerën 85 mijë euro
E vlera e të gjithë produkteve të importuara nga Afrika Jugore gjatë tre muajve të parë të këtij viti është afër 85 mijë euro.
Pjesët e veturave janë produktet më të shpeshta të importuara.
Vetëm goma pneumatike te reja janë importuar në vlerë mbi 13 mijë euro ndërsa zhunto (llamella) dhe pjese te tyre, për automjete në vlerë afër 8 mijë euro.
Ndërsa pjesët tjera janë radiator, amortizues, dhe frena për disk.
E nga kontitenti afrikan importohen edhe vaksina. Në të dhënat e Doganës së Kosovës thuhet se janë importuar vaksina për ilaç veterinar vlera e të cilëve arrin në 4 mijë euro.
Ndryshe nga importi, Kosova në Afrikën Jugore ka eksportuar vetëm një produkt, “Pjesë dhe plotësuesi të tjerë për trupat e automjeteve”. E vlera e tij është vetëm shumëfish më e vogël, afër 2 mijë e 500 euro./Arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...