Google ADS

Kosova*, Besnik Tahiri: Kurti çka ka qesh ka veshë

14:09 | 8 Dhjetor 2021
S D

Besnik Tahiri shef i grupit parlamentar nga AAK, ka thënë se kanë kërkuar që të hënën në seancën e re të Kuvendit në diskutim edhe ligji për paga, shkruan arbresh.info.

Këtë kërkesë të tij ai e ngriti në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të mbajtur sot.

“Ne si grup parlamentar kemi propozua që në seancën e ardhshme të diskutohet për ligjin e pagave. Seanca është vendosur të mbahet të hënën në ora 11:00. Qeveria e ka gabim kur e trajton ligjin e pagat më sindikatat pasi s’ka të bëjë asgjë më këto”, tha Tahiri.

Tahiri ka komentuar edhe përfaqësimin e Albin Kurtit në Bruksel më fusnotë.

” Lidhur më këtë unë kam një koment. Kur të jemi në Bruksel atje e përfaqësojmë shtetin tonë. Qasja e Kurtit ka qenë gabim dhe e paqartë në Bruksel”, tha Tahiri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme