Çmimi për një test të falsifikuar PCR në vendet e Ballkanit ka shkuar deri në 800 franga.
Kështu raportojnë mediat zvicerane, sipas të cilave “pikërisht kështu kriminelët përpiqen të fitojnë para”, përcjell Telegrafi.
Dhe për këtë, siç vë në pah mediumi zviceran blick.ch, policia në Kosovë tani ka “kapur” një laborator falsifikimi në qytetin e Podujevës.
Veç kësaj, shkruan ky medium, në Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, mbi 100 persona tani janë arrestuar në lidhje me testet e falsifikuara të PCR.
Në një rast, siç thuhet më tej, autoritetet konfiskuan disa kompjuterë.
Sidoqoftë, sipas blick.ch, nuk është e re që testet për coronavirus janë të rreme.
Interpoli tashmë kishte paralajmëruar vitin e kaluar se kriminelët do të përpiqeshin të fitonin para nga to.
Dhe rastet e fundit me teste kanë ngritur alarmin në Zvicër.
Për këtë edhe kantoni i Cyrihut ka ndaluar një festival muzikor me një njoftim të shkurtër pasi autoritetet kishin frikë se shumë vizitorë do të dilnin me ato teste të rreme PCR.
Ndryshe, ditë më parë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një konferencë për media ka bërë të ditur se si rezultat i kontrollimit dhe zbatimit të masave, kanë iniciuar dy raste për falsifikim të testeve PCR për COVID-19, ku kanë arrestuar tre persona.
“Kemi iniciuar dy raste për falsifikim të testeve PCR. Janë kontrolluar tri agjenci janë identifikuar 9 persona ku në 48 orëshin e fundit janë arrestuar tre persona. Ndaj 9 personave janë ngrit kallëzime penale”, kishte thënë Sveçla.
Ndërkohë Policia e Kosovës ka arrestuar në flagrancë dy persona në një laborator në Podujevë, të cilët kanë lëshuar teste të COVID-19 të falsifikuara.
Sipas një komunikate për medie, ku kanë dhënë edhe detaje, thuhet se njëri i arrestuar është pronari i laboratorit, B.S., viti i lindjes 1952, mashkull kosovar ndërsa personi i dytë është punëtorja e këtij laboratori Xh. Sh., viti i lindjes 1988, femër kosovare.
Scholz: Akt i tmerrshëm i çmendur që të godet në zemër
Ferizaj triumfon ndaj Gjilanit, Prishtina dhe Malisheva ndaj...
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...